Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë/  Beqiroviç në krye, Dodik fiton republikën Srpksa

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë/ Beqiroviç në krye, Dodik fiton republikën Srpksa

16:24, 03/10/2022
A+ Aa A-

Kandidati boshnjak, Denis Beqiroviq, është duke udhëhequr në garën presidenciale trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, sipas rezultateve të para të publikuara në orët e para të së hënës.

Beqiroviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili është përkrahur nga 11 parti opozitare, ka fituar 55.78 për qind të votave.

Izetbegoviq, i cili sipas Komisionit Zgjedhor ka fituar 39.31 për qind të votave, e ka pranuar humbjen të dielën.

Beqiroviq pritet të ndajë presidencën trepalëshe me përfaqësuesen e kroatëve të Bosnjës, Borjana Kristo, kandidate nga Bashkimi Demoratik Kroat (HDZ) dhe serben e Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur.
Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi.

Aktualisht Bosnjë-Hercegovina është duke u përballur me krizën më të rëndë politike prej fundit të luftës së viteve 1990, sidomos për shkak të politikave separatiste të udhëheqësisë së serbëve të Bosnjës dhe kërcënimeve për bllokada nga kroatët në këtë shtet.

Vëmendje të madhe në këto zgjedhje ka fituar edhe udhëheqësia për Republikën Srpska.

Dodik ka garuar për president të Republikës Srpska dhe nuk ka synuar mandat të dytë në presidencën trepalëshe.

Edhe Dodik, edhe rivalja e tij, Jelena Triviq, kanë pretenduar fitore për presidencën e Republikës Srpska.

Por, sipas rezultatit të votave, që transmeton B92 serb, Milorad Dodik ka fituar me 48.80 për qind të votave, përballë Jelena Triviq me 42.69 për qind të votave. Dodik mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco