Greqi/ Kush është policia flokëkuqe që arriti të arrestojë mafiozin shqiptar famëkeq

Greqi/ Kush është policia flokëkuqe që arriti të arrestojë mafiozin shqiptar famëkeq

09:56, 03/10/2022
A+ Aa A-

Greqi- Oficerja e policisë shtatlartë që të martën e kaluar mori pjesë në operacionin e ngritur nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës për arrestimin e ‘Eskos’ mafiozit shqiptar nuk është një person i rastësishëm në këtë ngjarje.

Kur ajo u sulmua me kaçadivë nga 30 vjeçari shqiptar me stërvitjen e duhur ajo arriti ta qëllojë në këmbë dhe ta arrestojë banditin e shumë kërkuar shqiptar duke i dhënë fund një gjuetie që zgjati më shumë se dy vjet e gjysëm.

Nënoficerja më shumë vite pune në Shërbimin e Sigurisë ka arritur ta lidh emrin e saj me operacione të mëdha të Forcave të Armatosura greke, ku në shumicën prej tyre ishte protagoniste.

Në moshën 35 vjeçare oficerja e sigurisë mban një profil të ulët duke kanalizuar të gjithë energjinë e saj në punë dhe duke marrë përsipër operacione të vështira që kërkojnë praninë e femrës.

Në operacionin e ‘Politeknikumit’ të së martës së kaluar, oficerja kishte qenë në terren për gati 24 orë.

Raporti i rastit përshkruan mjedisin dhe mënyrën se si ka vepruar policja e trajnuar në një moment kritik të jetës së saj. 

Kur efektivja e policisë ka vënë re  “Esko” që  po hynte nga porta e Universitetit Politeknik ka njoftuar shoferin dhe kolegen e saj. 

Tejet interesante është situata në të cilën ndodhej në ato momente 30-vjeçari mafioz shqiptar. 

 Siç thuhet në raport, “Esko” i ishte afruar automjetit privat të policëve nga pala e pasagjerit ku ndodhej policia,  duke u thënë “hej m@@@, ju keni veshur jelek antiplumb. Ju jeni policë. Unë do të të vras”.

Në atë moment, duke i mbajtur të dyja duart në xhepat e xhaketës dhe duke u bërë të qartë punonjësve të policisë ekzistencën e një objekti brenda, me lëvizjen e tij për ta nxjerrë, kolegu i punonjëses së policisë ka përdorur pistoletën e shërbimit dhe qëlloi një herë në drejtim të tij, por nuk mundi ta parandalonte sulmin. 

" Esko", përkundër sulmit ndaj tij, ai ka arritur ta godasë dy herë me kaçavidë, policen ku kjo e fundit ka ngritur dorën e djathtë duke i shkaktuar një plagë në dorë.

Për të parandaluar sulmin e vazhdueshëm, ajo përdori armën e saj të shërbimit dhe qëlloi tre herë në drejtim të tij.

Në tentativën e kolegut të policisë për t'i dhënë ndihmën e parë, nëna e 'Esko' ka rezistuar duke goditur me grusht policin dhe policen femër, për pasojë është arrestuar. 

Në vendngjarje, EKAM-i i ka dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur ambulanca për ta transportuar në spitalin “Kryqi i Kuq”. 

Siç shihet edhe nga raporti sugjerues  sulmet me kaçavidë kanë qenë një metodë e dëmtimit trupor nga anëtarët e organizatës për viktima të ndryshme”.

Sipas oficerëve të policisë të cilët janë përballur shumë herë me kriminelë, policia 35-vjeçare ka arritur ta mbajë të qetësinë./Prothema.gr 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco