Bullgari, sondazhet: Partia GERB, fituese e zgjedhjeve të përgjithshme

Bullgari, sondazhet: Partia GERB, fituese e zgjedhjeve të përgjithshme

22:37, 02/10/2022
A+ Aa A-

Partia GERB, e ish-kryeministrit Bojko Borisov, ka gjasa të fitojë zgjedhjet e së dielës në Bullgari, të katërtat në vend në më pak se dy vite. Vendi po përpiqet të sigurojë qëndrueshmëri e parashikueshmëri të qeverisjes ndërsa përballet me një inflacion e çmime të larta të energjisë.

Sondazhet e organizatës Gallup International dhe Alpha Research tregojnë se GERB, një parti e qendrës së djathtë, ka arritur të sigurojë 24.6 deri 25.5% të votave.

Rivali kryesor i GERB-it, partia reformiste 'Ne vazhdojmë ndryshimin', e udhëhequr nga Kiril Petkov, koalicioni qeverisës i të cilit u rrëzua në qershor, renditet e dyta në sondazh, me 18.9 deri në 19.9% të votave.

Nëse këto rezultate konfirmohen, kjo do të paralajmëronte bisedime të vështira për krijimin e një koalicioni qeverisës, që mund të përfundojnë me një parlament në të cilin asnjë parti politike nuk gëzon shumicën apo dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Secili prej këtyre skenarëve, do të zgjaste paqëndrueshmërinë politike në vend, e do të rriste mundësinë që Sofja të humbiste datën e synuar, vitin 2024, si afat për hyrjen në zonën e euros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco