E rëndë në Greqi/ 56-vjeçari vret me armë partneren, foshnjën e tyre 11-muajshe dhe më pas veten

E rëndë në Greqi/ 56-vjeçari vret me armë partneren, foshnjën e tyre 11-muajshe dhe më pas veten

22:26, 02/10/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Kavala-n, Greqi, ku një blegtor 56-vjeçar ka vrarë me armë gjahu partneren 31-vjeçe dhe foshnjën e tyre vetëm 11 muajshe e më pas ka vrarë veten.

Mediat greke bëjnë me dije se ai i ka qëlluar nga një distancë e afërt, dhe sipas mjekut ligjor që ka bërë ekspertizën, gruaja është qëlluar me plumb për derra të egër, ndërsa foshnja, me plumb për shpendët.

Mjeku tha se në 40 vite që punon në mjekësinë ligjore, nuk ka parë kurrë një krim kaq gjakftohtë mbi një foshnjë. Ndërkohë në ceremoninë e varrimit të autorit, nuk ka qenë i pranishëm asnjë, vetëm patrulla e policisë dhe një prift.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco