Thellohen tensionet greko-turke, qëndrimi i SHBA-së acaron Ankaranë

Thellohen tensionet greko-turke, qëndrimi i SHBA-së acaron Ankaranë

13:27, 01/10/2022
A+ Aa A-

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë lidhur me ishullin e ndarë të Qipros po përshkallëzohen.

Ankaraja ka deklaruar se do të rrisë praninë ushtarake në ishull si përgjigje ndaj lëvizjes së Uashingtonit, për heqjen e embargos së armëve ndaj administratës greko-qipriote.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu kritikoi të premten qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Greqisë, duke deklaruar se ishin kthyer në një lodër të Athinës sa i dakon çështjes së Qipros.

Ai theksoi se ata që bëhen me Greqinë vetëm e vetëm për ta kënaqur atë nuk meritojnë të jenë miq të Turqisë. Por administrata amerikane ka shprehur mbështetjen për Greqinë edhe sa i takon përplasjes me Ankaranë për ishujt në detin Egje.

“Sovraniteti i Greqisë në këto ishuj nuk vihet në pikëpyetje”, deklaroi pak ditë më parë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco