Mali i Zi në alarm, u ndalon hyrjen dhe 28 spiunëve

Mali i Zi në alarm, u ndalon hyrjen dhe 28 spiunëve

19:59, 30/09/2022
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme në Mal të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare bëjnë me dije se u kanë ndaluar qëndrimin dhe hyrjen në Mal të Zi, 28 shtetasve, të cilët kanë punuar për interesa të shërbimeve sekrete të huaja.

Më herët prokuroria konfirmoi arrestimin e dy shtetasve malazezë, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit. Policia ushtroi dhe një kontroll në banesat e tyre me urdhër të Gjykatës së Lartë.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi më 29 shtator shpalli persona non-grata gjashtë diplomatë rusë të akredituar në Podgoricë.

Në postimin e saj në Twitter thuhej se ata u shpallën non-grata për shkak të veprimtarive në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, si dhe me marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve.

Në gjashtë muajt e fundit, edhe gjashtë diplomatë të tjerë rusë u dëbuan me të njëjtin shpjegim.

Pas kësaj ngjarje, ambasada e Rusisë në Malin e Zi mbylli për një periudhë të pacaktuar departamentin konsullor,për shkak të veprimeve armiqësore të autoriteteve malazeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco