Gjukanoviç: Serbia e Madhe ka një kontraktues, ai është Abazoviç

Gjukanoviç: Serbia e Madhe ka një kontraktues, ai është Abazoviç

16:23, 30/09/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë të ditur se ka norma kushtetuese që janë të qarta, njëra prej të cilave është emërimi i një përfaqësuesi brenda 30 ditëve.

Ai e ka akuzuar kryeministrin në largim, Dritan Abazoviç si ‘kontraktor të Serbisë së Madhe’, e cila sipas presidentit, i shërben synimeve të Rusisë Perandorake, raporton Vijesti.

‘Ai afat ka kaluar dhe tani parlamenti është përgjegjës për paralizën institucionale të Malit të Zi. Ata që nuk ia dëshirojnë të mirën Malit të Zi, duan paralizën institucionale të Malit të Zi, prandaj asnjë nga 18 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese nuk u zgjodh.

Për të vërtetuar tezën e nacionalizmit serbomadh dhe se Mali i Zi duhet të kthehet në Serbinë e Madhe, që është dëshirë edhe e Rusisë Perandorake edhe e Serbisë së Madhe. Është e qartë se ata kanë një kontraktues, dhe ai është kryeministri aktual (Dritan Abazoviç)’, tha Gjukanoviç.

I pari i shtetit malazez pohoi se shumica parlamentare mund të paraqesë prova për 30 ditë se ka shumicën për mandatin.

Presidenti i Malit të Zi shtoi se parlamenti do të duhet të mendojë se si të dalë nga ky ngërç nëse nuk dëshiron të jetë bashkëpunëtor.

Ndryshe, Abazoviç ditë më parë kishte deklaruar se presidenti ka vetëm një mundësi, që është t’ia besojë mandatin Miodrag Lekiqit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco