Opozita maqedonase bllokon nismën e ‘Ballkanit të Hapur’: Ku lidhet Shqipëria me Serbinë?

Opozita maqedonase bllokon nismën e ‘Ballkanit të Hapur’: Ku lidhet Shqipëria me Serbinë?

19:28, 29/09/2022
A+ Aa A-

Opozita maqedonase doli kundër nismës së ‘Ballkanit të Hapur’, duke bllokuar një marrëveshje në parlament.

Sipas BIRN, marrëveshja parashikon lëvizjen e lirë të punëtorëve mes tre vendeve të iniciativës.

Por partia VMRO DPMNE tha se nuk është e bindur për përfitimet e kësaj marrëveshje mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria fillimisht duhet të na informojë më mirë dhe të na paraqesë të dhëna dhe analiza konkrete për përfitimet e kësaj dhe të tjerave iniciativa, përpara se të nisim një debat. Ne nuk e dimë nëse kjo marrëveshje do e shtojë forcën punëtore te ne, apo do e thajë atë,” tha një deputet për BIRN.

Të mërkurën, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski shprehu hapur dyshimet e tij për të gjithë iniciativën e ‘Ballkanit të Hapur’.

“Pasi të marrim informacione se cili është qëllimi i kësaj nisme dhe çfarë sjell ajo, ne mund të ulemi dhe të flasim më konkretisht për mbështetjen tonë ose mungesën e saj. Kam dëgjuar një shpjegim, se është për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë, por shpesh shtroj pyetjen- në çfarë mënyre, dy nga këto tre shtete që marrin pjesë në Ballkanin e Hapur, ndajnë një kufi,” pyeti Mickovski, duke iu referuar Shqipërisë dhe Serbisë.

Ky qëndrim i tij ishte befasues. Në disa raste gjatë vitit të kaluar, Mickovski e pati përkrahur hapur iniciativën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco