Kryeministri grek mesazh Erdoganit: Kushdo që shkel kufijtë dënohet, ujërat tona janë të pathyeshme

Kryeministri grek mesazh Erdoganit: Kushdo që shkel kufijtë dënohet, ujërat tona janë të pathyeshme

10:06, 29/09/2022
A+ Aa A-

Përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë nuk janë ndalur edhe pas paralajmërimeve të shpeshta nga SHBA apo BE.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se kushdo që shkel kufijtë do të dënohet duke shtuar se ujërat greke janë të pathyeshme.

“Kufijtë tanë janë blu dhe jo gri. Në shek. XXI nuk ka vend për vizione perandorake dhe nuk ka vend për ngatërresa”, ka thënë kryeministri grek.

Ai i ka dërguar mesazhe Turqisë dhe presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan duke thënë se: "Historia mëson se kushdo që shkel kufijtë dënohet "

Duke shprehur falënderimet e tij për burrat dhe gratë e Marinës , Kyriakos Mitsotakis tha se " për qëndrimin tuaj, çdo burrë dhe grua greke është mirënjohës ndaj jush që mbyllni veshët ndaj fishekzjarreve dhe kërcënimeve, duke dëgjuar vetëm zërin e drejtësisë dhe historinë që mëson se kushdo që shkel kufijtë dënohet dhe se në shekullin 21 nuk ka vend për vizione perandorake dhe ngatërrestarë të mundshëm .'

" E përsëris: problemet zgjidhen në mënyrë paqësore dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe është një gabim i madh për disa që përpiqen të helmojnë opinionin publik duke zbuluar armiq atje ku ata nuk ekzistojnë, " përfundoi Kyriakos Mitsotakis  .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

georgios29/09/2022 19:05

tha mas klllasun ta arkidhia i turko gjiftes

Shto koment

Denonco