Vuçiç nuk njeh rezultatet e referendumeve ruse në Ukrainë: Shkelin ligjin ndërkombëtar

Vuçiç nuk njeh rezultatet e referendumeve ruse në Ukrainë: Shkelin ligjin ndërkombëtar

15:05, 28/09/2022
A+ Aa A-

Serbia nuk do t’i njohë rezultatet e referendumeve të mbajtura në katër rajone të Ukrainës të pushtuara pjesërisht nga forcat ruse, ka thënë presidenti Aleksandar Vuçiq.

“Serbia nuk do t’i njohë ato referendume pasi i përmbahet ligjit ndërkombëtar, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e OKB-së”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka lidhje të ngushta me Moskën, shkruan Al Jazeera.

Ajo varet vetëm nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës për ofensivën e saj, megjithëse në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të mbështesë gjithashtu pushtimin. /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco