Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Abazoviç në darkë me MIchael Bloombergun: Është privilegj të punojmë për Malin e Zi

Abazoviç në darkë me MIchael Bloombergun: Është privilegj të punojmë për Malin e Zi

20:56, 27/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviç ishte i ftuar në darkën e Michael Bloombergut, ku deklaroi se është privilegj të përfaqësosh Malin e Zi dhe të punosh për vendin tonë.

Abazoviç, siç njofton qeveria malazeze, ishte mysafir në darkën e Michael Bloombergut, i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zgjidhjet klimatike.

Darka u mbajt si pjesë e Samitit të Inovacionit për zgjidhjet ekologjike rreth “shërimit” të planetit deri në vitin 2030, raporton rtcg.

Krahas nikoqirit Michael Bloomberg, kryeministri në darkën e përmendur ndër të tjera foli edhe me Cindy McCain, diplomate amerikane dhe bashkëshorten e ish-senatorit, John McCain, Anders Holch Povlsen, miliarder danez dhe CEO i kompanisë Bestseller, ambasadore e Mbretëria e Bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Karen Pearce, Jeremy Farrar, studiues mjekësor britanik dhe drejtor i Welcome Trust dhe shumë të tjerë.

“Ne po forcojmë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, po promovojmë një Mal të Zi të gjelbër, të vetmin shtet ekologjik të përcaktuar me kushtetutë në botë. Është privilegj të përfaqësosh Malin e Zi në një shoqëri kaq prestigjioze. Ne po punojmë për vendin tonë”, deklaroi ai.

Ndryshe, Abazoviç është shkarkuar disa javë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse të Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco