Dodik ‘rrëshqet’: Nuk pi ujë në Sarajevë, mund të më helmojnë

Dodik ‘rrëshqet’: Nuk pi ujë në Sarajevë, mund të më helmojnë

14:53, 26/09/2022
A+ Aa A-

Nuk ua pi ujin “atyre” [Sarajevës] sepse “mund të më helmojnë”, ka thënë lideri nacionalist serb i “Republika Srpska”-s së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik.

Kështu i tha anëtari serb i Presidencës së BeH-së, televizionit publik të RS-së, duke shpaluar paranojat e tij rreth qëllimeve dashakeqe të supozuara ndaj tij.

“Nuk ua pi ujin. As sot, kur shkoj në Sarajevë, shishen e kam këtu”, tha Dodik duke bërë me gisht kah xhaketa e tij.

Ai tha se “nuk brengoset” çfarë mund të mendojnë të tjerët.

“Nuk ha atje, nuk ua pi ujin, kthehem në Sarajevën Lindore, ha mëngjes, drekë, çfarë të dua, kështu është sot, kështu ka qenë edhe më herët”, u shpreh anëtari serb i Presidencës së BeH-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco