Me 700 mijë euro drogë në ‘Porsche’, arrestohet shqiptari në Itali

Me 700 mijë euro drogë në ‘Porsche’, arrestohet shqiptari në Itali

15:47, 23/09/2022
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pratos të Italisë, pasi është kapur kokainë dhe hashash.

Së bashku me të është arrestuar dhe një rumun në moshën 22-vjeçare.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 38-vjeçari shqiptar u ndalua në Masiano di Pistoia teksa po drejtonte një mjet tip Porsche, me vlerë mbi 100 mijë euro, të cilën e kishte të regjistruar në emër të babait të tij.

Brenda makinës policët zbuluan dy kilogranë kokainë, si dhe 19.5 kg. hashash, i ndarë në tableta nga 100 gram secila.

Nga ana tjetër, rumuni u ndalua në Calenzano teksa po drejtonte makinën e tij, brenda së cilës u gjet kokainë, po ashtu me peshë 1 kg, shkuan Ansa. 

Mësohet se droga do të shitej në Pratos, aty ku 38-vjeçari shqiptar ishte vënë re vazhdimisht të takohej me shpërndarës të dyshuar droge.

Bëhet e ditur se nëse kokaina dhe hashashit do të shiteshin me pakicë në treg do të kapnin vlerën prej 700,000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco