Ish-bashkëshorti tentonte ta përdhunojë ndërsa flinte, shqiptarja përjeton momente tmerri në Kretë

Ish-bashkëshorti tentonte ta përdhunojë ndërsa flinte, shqiptarja përjeton momente tmerri në Kretë

19:33, 22/09/2022
A+ Aa A-

Një 34-vjeçare nga Shqipëria ka përjetuar momente tmerri ndërsa ishte duke fjetur dhe partneri i saj iu fut në banesë duke tentuar që ta përdhunonte.

Ngjarja ka ndodhur në Kretë, dhe sipas asaj që shkruajnë mediat greke, bashkëshorti i saj, me të cilin janë në proces divorci, i është futur në shtëpi duke e mbërthyer nga duart, e duke tentuar të abuzonte me të.

41-vjeçari ka hyrë nga dera e ballkonit ndërsa ajo ishte duke fjetur, por britmat e gruas dhe telefonata në polici e ka shpëtuar atë.

Sakaq, autori është vënë në prangat e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco