Targat, Borrell: Më e vështirë për t'u zgjidhur, jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët

Targat, Borrell: Më e vështirë për t'u zgjidhur, jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët

21:20, 29/08/2022
A+ Aa A-

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve: Kosovës dhe Serbisë.

“Jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët”, tha Borrell. 

Ju e dini, në rolin tim, unë duhet të përpiqem të kuptoj çdo pozicion. Pozicionet e serbëve dhe të kosovarëve. Çfarë qëndron pas kësaj çështjeje të identitetit, të qenët në një shtet, të qenët komb, të mos njihet nga shumë vende të botës, edhe brenda Bashkimit Evropian... E kemi zgjidhur problemin e kartave të identitetit dhe le të themi pasaportës, lëvizjes së lirë të njerëzve.

Çështja e targave është më e vështirë për t’u zgjidhur, sepse nuk është vetëm dikush që lëviz, është një pronë që mund të shitet dhe të blihet. Por, unë jam optimist. Kemi një periudhë dymujore [për ndërrimin e targave]. Nuk është diçka që do të ndodhë nesër. Kurti ka pranuar procesin rreth dymujor, për të shmangur çdo situatë që mund të krijojë më shumë rrezik”, u shpreh Borrell.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë me makina me targa të lëshuara nga  Republika e Serbisë, t’i riregjistrojnë ato në Republikën  e Kosovës.

Vendimi i cili përcaktohej të niste së zbatuari më 1 gusht, shkaktoi tensione në veri të Kosovës dhe është shtyrë për 1 shtator. Më 27 gusht, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës duke sjellë që qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco