Oficeri grek zbulon gabimin e shqiptarit: S’ka krim perfekt

Oficeri grek zbulon gabimin e shqiptarit: S’ka krim perfekt

20:25, 28/08/2022
A+ Aa A-

GREQI- Një oficer grek i dalë në pension, Thanasis Katerinopoulos ka rrëfyer detaje rreth kapjes së shqiptarit Ledjon Brakaj, 36-vjeçari që u arrestua në Maltë për një vrasje të dyfishtë. Në një prononcim për Star.gr, Katerinopoulos tha se nuk ka krim të përsosur e se ky ishte edhe rasti i shqiptarit.

“Hetuesit kontrolluan shtëpinë, mblodhën të gjitha provat e gjetura në vendin e krimit, duke përfshirë ADN-në e autorit. Nga ADN-ja u identifikua dhe më pas u kontrollua. Është lëshuar një urdhër-arresti dhe personi ndodhet në Maltë, ku është arrestuar nga autoritetet. Siç thashë, nuk ekziston një krim i përsosur, përderisa hetuesit e bëjnë punën e tyre siç duhet,”- u shpreh ai.

Ish-zyrtari i lartë i policisë greke thotë se krimi ishte i organizuar mirë, por një gabim rezultoi fatal për shqiptarin. Kapelja që nuk u dogj.

“Në të kaluarën ka pasur krime po aq mizore, vetëm këtu ndryshimi është se pasi vrau dy personat i vuri flakën shtëpisë. Por e patë që pavarësisht zjarrit kapela nuk digjej, e kanë marrë oficerët që bënë kontrollin dhe ja ku u gjet identiteti i këtij njeriu, tani do të çohet në prokurori dhe ndoshta atje do të zbulojë nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë apo e ka kryer i vetëm. Nuk ka gjasa që ai ishte vetëm, ky është vlerësimi im,”- tha Katerinopoulos.

“Mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë. Nuk ka shans, ky është vlerësimi im. Duhet të kenë qenë dy në shtëpi, nipi do të kishte reaguar por arriti ta mposhtte. Logjika thotë se kishte një tjetër,”- shtoi ai.

36-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të datës 30 nëntor 2015, hyri në shtëpinë e një 71-vjeçareje në fshatin Asomati të Egjinës. Ai goditi me grusht të moshuarën dhe nipin e saj 44-vjeçar e i dhunoi në mënyrë macabre për të zbuluar të gjitha paratë e sendet me vlerë që kishin. Më pas i mbylli në dhomë dhe i dogji të gjallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco