Dodik: Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, bota nuk është vetëm SHBA dhe BE

Dodik: Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, bota nuk është vetëm SHBA dhe BE

19:29, 28/08/2022
A+ Aa A-

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Milorad Dodik është treguar i ashpër dhe kritik në reagimin e tij të fundit.

Ai ka paralajmëruar se Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, duke theksuar se bota nuk është vetëm BE dhe SHBA.

“Mund të mos jetë e mundur në këtë moment, por duhet të punojmë për të dhe nëse ndalojmë së foluri për këtë, nuk do ta arrijmë qëllimin”, ka thënë Dodik.

Ndër të tjera ai ka shtuar se bë botë ka fuqi të tjera me të cilat mund të bashkëpunohet .

“Nuk do të duam që papagajtë të përsërisin atë që thotë Brukseli dhe nuk do të ndjekim sanksionet e tyre ndaj Rusisë”, ka thënë më tej ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco