Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

FOTO/ I ikin policisë, pasi përplasin të moshuarin, 4 të rinjtë sfidojnë patrullën, me vrap nëpër ara

FOTO/ I ikin policisë, pasi përplasin të moshuarin, 4 të rinjtë sfidojnë patrullën, me vrap nëpër ara

17:24, 27/08/2022
A+ Aa A-

Një skenë e denjë për filmat aksion ka qenë ajo që ka ndodhur në Aspropirgos të Greqisë. Një grup prej 4 hajdutësh romë pasi kanë tentuar të hyjnë në një shtëpi në zonën e Zofrias, janë ndjekur nga një patrullë policie, në rrugën e tyre drejt arratisjes që nuk ka shkuar si duhet.

Përplasja e ashpër nisi kur efektivët e ELAS-it i bënë shenjë makinës të ndalonte, por hajdutët u larguan me shpejtësi me fuoristradën e tyre për të shpëtuar.

Gjatë ndjekjes, teksa ecnin me shpejtësi të lartë ata janë përplasur me një mjet që drejtohej nga një i moshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Pas aksidentit me të moshuarin, hajdutët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë drejt arave, ndërsa policët i kanë ndjekur dhe kanë arritur të arrestojnë tre prej tyre.

Një grup sigurie ndodhet në zonë dhe po kryen hetimet për identifikimin e kriminelit të katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco