Po luanin afër shtëpisë, 70 vjeçari merr armën dhe hap zjarr drejt fëmijëve: Mu duken si hajdutë

Po luanin afër shtëpisë, 70 vjeçari merr armën dhe hap zjarr drejt fëmijëve: Mu duken si hajdutë

20:29, 26/08/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Alepochori, të Kretës, ku një 70-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të dy fëmijëve të mitur duke i lënë të plagosur, pasi kujtoi se kishe të bënte me grabitës që do vidhni në vilën e tij.

I moshuari u shoqërua nga polici dhe akuzohet për tentativë vrasje të shumëfishtë, pavarësisht se pretendoi se mendonte se të miturit, katër në numër, ishin hajdutë, duke i plagosur të dy me karabinë.

Mediat greke duke iu referuar burimeve policore, raportojnë se argumenti i tij fillestar se ka qëlluar duke menduar se ishte përballë hajdutëve, është dobësuar nga provat e hetimi, pasi rezulton se 70-vjeçari e ka njohur grupin e fëmijëve, me të cilët ka pasur konflikte gjatë periudhave të mëparshme.

“Ky grup fëmijësh në ditët e mëparshme më kishte shqetësuar sistematikisht”, tha ai në polici, duke rrëfyer më tej se i hynin në oborrin e tij dhe i trokisnin në dritare për ta ngacmuar dhe tallur.

Nga fjalët e të akuzuarit, tani policia beson se kur ka hapur zjarr në agim, 70-vjeçari e ka ditur se kush ka qenë para tij.

“Ndjesën” ndaj familjeve të të miturve që ka qëlluar, e ka kërkuar avokati i 70-vjeçarit nga Alepochori, Giannis Glykas, i cili teksa foli për televizionin MEGA theksoi se klienti i tij ka parë vetëm dy hije në oborrin e tij dhe ka hapur zjarr për t’i frikësuar, pasi në të kaluarën ka qenë tre herë viktimë e grabitjes.

“Në të kaluarën ai është sulmuar tre herë nga njerëz që nuk i njeh. I janë marrë objekte, është denoncuar tek autoritetet dhe ndihet i vetëm. Nuk e dinte që ishin fëmijë, por njerëz që duan ta vjedhin ose mundësisht diçka tjetër. Ai nuk i pa fëmijët, pa vetëm disa hije”, tha avokati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco