Futet në karantinë në Napoli, anija luftarake greke, mister shkaqet

Futet në karantinë në Napoli, anija luftarake greke, mister shkaqet

16:15, 25/08/2022
A+ Aa A-

Një anije luftarake greke, ‘Prometeus’, është futur në karantinë në Gjirin e Napolit, pasi një ushtar 19-vjeçar humbi jetën në rrethana akoma misterioze.

Sipas raportimeve të para dyshohet se në anije ka një vatër Covid 19. Ushtari që humbi jetën në tamponin e parë ka rezultuar negativ, por pasi është bërë dhe një tampon i dytë ka përgjigjja ka qenë pozitive.

Dy ushtarë të tjerë janë shtruar në spital, në një zonë të izoluar në Cotugno, me shenjat e koronavirusit ku gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.

Në orët në vijim, sipas raportimeve nga Ansa, të gjithë anëtarët e ekuipazhit të ‘Prometeus’,  250 marinarë, do t'i nënshtrohen tamponëve Covid 19.

Prometeus është një anije mbështetëse e marinës së Athinës. Ajo vinte nga Tunizia dhe kishte bërë plane të bënte një ndalesë në Napoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco