VIDEO/ Vazhdojnë porositë e çmendura nga turistët në lokalet e ishullit grek, Mykonos

VIDEO/ Vazhdojnë porositë e çmendura nga turistët në lokalet e ishullit grek, Mykonos

08:47, 22/08/2022
A+ Aa A-

Çfarë nuk kemi parë të ndodhë në Mykonos këtë verë?

Nga çmimet astronomike në porosi deri tek kërkesat më të veçanta të klientit.

Por çfarë mund të ndodhë kur këto dy kategori kombinohen?

Një shembull i tillë është më poshtë.

Ditët e fundit në rrjete sociale po bën xhiro një video ku tregon një nga porositë më ekstreme të një grupi turistash në ishullin e erërave.

Më konkretisht, siç tregon videoja e ngarkuar në TikTok  një vajzë nga Danimarkë shkruan:

’Shkuam në një restorant të rastësishëm në Mykonos dhe porositëm 200 Aperal Spritz’’.

Edhe pse në video nuk tregohet se sa njerëz ishin në tavolinë, numri i koktejeve që porositën në të njejtën kohë dukej i madh.

Megjithatë lokali e kreu porosinë normalisht dhe e mbushi tryezën me gota dhe Aperol.

Megjithatë siç mund të shihet në video, turistët që kanë bërë porosinë specifike nuk kanë qënë më shumë se dhjetë, që do të thotë se secili prej tyre ka pirë jo pak kokteje gjatë xhirimit të videos në TikTok.

Megjithatë dy gjërat janë të sigurta.

Djemtë e lokalit janë habitur nga numri i koktejve të porositura, por edhe që turistët ju është kërkuar të paguanin të paktën rreth 2000 euro nëse jo më shumë për këtë porosi të veçantë.

 

@lailahasanovic

🍊🍊🍊

♬ sos - evie

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco