Ziadin Sela jep dorëheqje

Ziadin Sela jep dorëheqje

18:44, 21/08/2022
A+ Aa A-

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tashmë ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen. 


Lajmin për dorëheqjen Sela këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për mediat. Ai tha se arsyeja e dorëheqjes së tij janë rezultatet në zgjedhjet e fundit në Tetovë.


“Kisha takim sot me kryesinë e ngushtë të ASH-së. Biseduam rreth situatës politike, pas zgjedhjeve lokale në Tetovë. Qëndroj pas çdo fjale që e kam dhënë dhe ajo është që Tetova nuk është vetëm komunë dhe nuk është vetëm qytet. Rezultatet në Tetovë janë jashtë çdo pritshmërie tonë dhe unë si kryetar partie jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe këtë e bëj. Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë”, u shpreh ai para mediave.
Partia Besa është fituese e këtyre zgjedhjeve në Tetovë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco