Sulmi në Uzinën e Gramshit, Osmani: Autorët të mbajnë përgjegjësi, të gatshëm të japim mbështetje

Sulmi në Uzinën e Gramshit, Osmani: Autorët të mbajnë përgjegjësi, të gatshëm të japim mbështetje

16:37, 21/08/2022
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin në uzinën e armëve në Gramsh.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Osmani u uron usjtarëve të plagosur shërim të shpejtë, ndërsa shton se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Osmani po ashtu bën me dije se ka komunikuar me homologun e saj Bajram Begaj.

 “Fola me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco