Rivali i Aleksandar Vuçiç: Presidenti serb fajtor për incidentet në Veri të Kosovës. Përdor serbët për interesa politike

Rivali i Aleksandar Vuçiç: Presidenti serb fajtor për incidentet në Veri të Kosovës. Përdor serbët për interesa politike

12:45, 21/08/2022
A+ Aa A-

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë dhe ish-kandidati për president në zgjedhjet e fundit Presidenciale Zdravko Ponosh, rival i Aleksandar Vuçiç, ka thënë se rreziku për konflikt në Kosovë është shumë i vogël.

Por megjithatë, sipas tij, duhet treguar kujdes prej incidenteve ku mund të eskalohen.

“Mendoj se të dy palët kanë potenciale ushtarake dhe paraushtarake. Është me shumë demonstrim force për konsum të brendshëm por megjithatë nuk duhet të mos jemi në alert pasi mund të përfundojë në ndonje incident dhe me pas të shoqërohen me veprime spirale deri në veprime të padëshiruara”, është shprehur Ponosh per Tv serb Nova S.

“Faktori ndërkombëtar është shumë i ndjeshëm për këto zhvillime dhe nuk u intereson të ketë zhvillime konfliktuale pasi kanë forcat e tyre në terren”, u shpreh gjenerali i vetëm serb që ka studiuar në SHBA.

Ponosh ka bërë fajtor për situatën e ndezur Aleksandar Vuçiç dhe instrumentet e tij në Kosovë që i përdor për kapital politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco