Publikohet hulumtimi i opinionit publik në Serbi: Rritet përkrahja për pavarësinë e Kosovës

Publikohet hulumtimi i opinionit publik në Serbi: Rritet përkrahja për pavarësinë e Kosovës

18:12, 18/08/2022
A+ Aa A-

Instituti i Beogradit për Çështje Evropiane ka publikuar një hulumtim të opinionit publik në Serbi në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Në hulumtimin e publikuar më 17 gusht janë përfshirë 1 mijë e 228 persona, dhe ajo që vihet re nga të dhënat është se krahasuar me vitin 2021, në Serbi ka një rritje të numrit të qytetarëve të cilët e përkrahin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në pyetjen “A do ta mbështesnit një plan të presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili do ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhe do të siguronte një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë për qytetarët e Serbisë?”, në vitin 2021 për “PO” kanë qenë 21 %, derisa në vitin 2022 kjo përqindje ka shkuar në 26.3, duke shënuar një rritje prej 5.3 %.

Ndërkohë është rritur edhe përqindja e serbëve të cilët mendojnë se Serbia e ka humbur Kosovën, në vitin 2021 kjo përqindje ka qenë 39.5, derisa në vitin 2022 ka shkuar në 44.2 %.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco