Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ashtu siç pritej, mbyllet pa marrëveshje edhe takimi i tretë Kurti-Vuçiç

Ashtu siç pritej, mbyllet pa marrëveshje edhe takimi i tretë Kurti-Vuçiç

17:40, 18/08/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar pa marrëveshje edhe takimi i tretë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e bëri të ditur Josep Borrel në mbyllje të raundit të dytë të bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Borrell: Falenderoj presidentin Vuçiç dhe Kurtin. Të dy e kuptuan se nuk ka alternativë veç dialogut për të zgjidhur problemet dypalëshe. Ka diferenca mes tyre në pikëvështrimet e tyre se cili do jetë statusi final i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë por ata ranë dakord për ti vijuar diskutimëet në një periudhë për të shkuar drejt normalizimit më shpejt, më shpejt. Kjo do jetë lart në agjendën time. Dua të falenderoj dhe Lajçak.

Problemet që folëm në agjendën tonë, kemi parë rritje të tensioneve sa i përket targave dhe hyrjes dhe daljes së njerëzve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Palët do jenë përgjegjëse komplet nëse ka përshkallëzim të situatës. Nuk patëm një marrëveshje sot por nuk është fundi. Dy liderët ranë dakord që procesi duhet të vijojë në ditët e ardhshme, në ditët e para të shtatorit.

Nuk heq dorë. Sot nuk kishte marrëveshje por ne nuk heqim dorë, duhet të shohim për një zgjidhje, do të vijojmë sëbashku. Në mbyllje të takimit ua bëra të qartë dy liderëve që dy palët duhet të jenë këmbëngulëse dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale. Ishte një ditë e gjatë në takime dhe ramë dakord të vijojmë më tej në një mënyrë politike për të shkuar drejt marrëveshjeve për të krijuar siguri dhe stabilitet për qytetarët e rajonit por edhe për gjithë të tjerët. Është detyra jonë për të përforcuar punën dhe për të parë një zgjidhje për ato që nuk kemi mundur deri më tani.

Dy takimet e tjera midis Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel u mbajtën në qershor dhe korrik të vitit 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco