Të premten mocioni/ Gjukanoviç në kërkim të aleatëve për rrëzimin e Dritan Abazoviç

Të premten mocioni/ Gjukanoviç në kërkim të aleatëve për rrëzimin e Dritan Abazoviç

15:16, 18/08/2022
A+ Aa A-

Qeveria e Malit të Zi e drejtuar nga Dritan Abazoviç do të përballet të premten me mocionin e besimit.

Deri më tani janë 36 deputetë të partisë demokratike socialiste të Milo Gjukanoviç që kanë kërkuar shkarkimin e kryeministrit shqiptar.

Vendimi i  partisë që ka shumicën në kuvend ka ardhur pas marrëveshjes së nënshkruar me kishën serbe, ku madje Abazoviç shprehur edhe vlerësime historike.

Të tjera përplasje janë zhvilluar dhe mbi qëndrimin e tij në “Open Ballkan”, propozim që më herët ka pasur edhe kritika të Gjukanoviç.

Megjithatë votimi i së premtes do të vendos nëse Abazoviç do të ketë mbështetjen e shumicës së parlamentit apo do të duhet që mali i zi ti drejtohet edhe një herë zgjedhjeve të reja ku palët do të duhet të masin forcat.

Deri më tani janë partitë e minoriteteve që nuk kanë dhënë qëndrimin e tyre, kur Gjukanoviç është në kërkim edhe të 5 votave të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco