Dhunoi brutalisht bashkëshorten shtatzënë, 37-vjeçari në Greqi nuk ndalet edhe pas denoncimit në polici

Dhunoi brutalisht bashkëshorten shtatzënë, 37-vjeçari në Greqi nuk ndalet edhe pas denoncimit në polici

16:51, 15/08/2022
A+ Aa A-

Një rast i rëndë i dhunës në familje është shënuar në Chania të Greqisë.

Një 37-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij 25-vjeçare, e cila ishte shtatzënë. Madje, burri ka ushtruar dhunë në mënyrë të pakontrolluar ndaj së resë edhe kur ajo thirri policinë për të denoncuar.

37-vjeçari u arrestua ndërsa gruaja u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe për t’u ekzaminuar pasi kishte të nxira dhe gërvishtje në trup dhe qafë.

37-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Publike të Chanias me dosjen për dhunë në familje dhe plagosje trupore që oficerët e policisë ngritën ndaj tij, u procedua formalisht dhe u lirua në pritje të gjykimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco