Pas njohjes në internet, i moshuari e përzë nga shtëpia, 52-vjeçarja e godet në organet gjenitale

Pas njohjes në internet, i moshuari e përzë nga shtëpia, 52-vjeçarja e godet në organet gjenitale

13:01, 13/08/2022
A+ Aa A-

Një 73 -vjeçar grek ka denoncuar në polici partneren e tij, 52-vjeçare me arsyen se kjo e fundit e ka goditur me shkelma në organet gjenitale.

Sipas mediave vendase, çifti janë takuar online. 73 -vjeçari, i cili është i ve, donte të kishte një shoqëri të cilën e kërkonte përballë gruas ukrainase që është 20 vjet më e vogël nga ai. Megjithatë, jo gjithçka shkoi si duhej.

Në bazë të denoncimit, gjithçka ka nisur në orën 17:00 të së enjtes pasdite. 73-vjeçari i ka kërkuar ukrainases që të largohet nga shtëpia, pasi dyshohet se vuan nga një problem alkoolizmi. 52 – vjeçarja u tërbua, filloi të bërtiste dhe dyshohet se e goditi, e mbylli në dhomë që të mos mund të largohej dhe e kërcënoi se do ta vriste.

Si pasojë, i moshuari ka ngritur një padi dhe 52-vjeçarja është arrestuar nga policia. Por arrestimi ka qenë i pazakontë, pasi për ta qetësuar është dashur të ndërhyjnë katër burra dhe një grua. Ajo dyshohet se i ka shkelmuar.

Sakaq, gruaja, e cila ka edhe një djalë 15-vjeçar me banim në Volos, dyshohet se i ka kërkuar 73-vjeçarit 20 mijë euro. Ai i dha asaj 1000 euro për të nxjerrë një biletë për t’u larguar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco