FOTO/ Ja viktimat e para të masakrës: Infermierja dhe dy fëmijët u vranë për qiranë

FOTO/ Ja viktimat e para të masakrës: Infermierja dhe dy fëmijët u vranë për qiranë

12:47, 13/08/2022
A+ Aa A-

Infermierja Natasha Pajoviç Martinoviç dhe dy djemtë e saj, 3 dhe 11 vjeç, ishin viktimat e para të çmendurisë së Vuk Boriloviç në Mal të Zi.

Sipas të dhënave fillestare, 34-vjeçari u fut dje rreth orës 3.30 në katin e banesës ku familja Martinoviç jetonte me qira. Në shtëpi ishin vetëm Natasha me djemtë. Mes tyre nisi një sherr për qiranë e vonuar.

Në gjaknxehtësi e sipër, Boriloviç rrëmbeu armën dhe qëlloi fillimisht mbi fëmijët, që tentuan të fshihen pas derës. Më pas ai qëlloi Natashën. Fëmijët vdiqën në vend, Natasha ndërroi jetë në spital.

Më pas Boriloviç mori në telefon bashkëshortin e Natashës, Milloshin dhe i tha: “Kam vrarë familjen tënde dhe time”.

Me armën në dorë ai vazhdoi masakrën, duke u futur në shtëpinë e fqinjve nga familja Dreçun, ku la pas tre viktima. Më pas vrau edhe nipin e tyre.

Ai nuk u ndal, madje qëlloi edhe dajën e tij dhe tre fqinjë të tjerë. Në total janë dhjetë viktima dhe gjashtë të plagosur, mes tyre edhe polici Ljubisha Maksimoviç, që tentoi ta ndalonte.

Për fat, kjo masakër u ndal nga një banor vendas, i quajtur Nenad Kaluderoviç, që hapi zjarr mbi të, duke e vrarë.

Kaluderoviç po cilësohet një hero në Mal të Zi.

Boriloviç ishte baba i tre fëmijëve vetë. Gruaja dhe fëmijët nuk ishin në shtëpi. Ai punonte në një park kombëtar dhe njihej si njeri i qetë. Por së fundmi ai kishte ndryshuar shumë.

“Po sillej si një ujk i vetmuar,” tha një koleg i tij.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco