Masakra në Mal të Zi/ Tragjedia me 10 viktima pas konfliktit për qiranë

Masakra në Mal të Zi/ Tragjedia me 10 viktima pas konfliktit për qiranë

08:18, 13/08/2022
A+ Aa A-

Një konflikt për qiranë e banesës shkaktoi 10 viktima dhe 6 të plagosur mbrëmjen e së premtes në Malin e Zi. Për këtë ngjarje të rëndë, qeveria malezeze ka shpallur tre ditë zie. Autori 34-vjeçar, Vuko Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau një fëmijë 11 vjeç. Pas tij vrau edhe vëllain tre vjet më të vogël dhe plagosi nënën e tyre, të identifikuar si Natasha Pajoviç.

Pas ngjarjes telefonoi bashkëshortin e saj Millosh Martinoviç për t’i rrëfyer krimin duke i thënë: “Unë kam vrarë familjen tënde dhe timen”.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë.

Pasi përfundoi telefonatën me Martinoviç, me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun. Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

Masakra nuk përfundoi këtu. 34-vjeçari vrau edhe fqinjin Milan Mitroviç dhe dajën e tij Goran Gjurishiç dhe më pas, duke zbritur në rrugë, nuk ndali të shtënat dhe qëlloi për vdekje fqinjët Aleksandra dhe Danijela Radunoviç.

Përveç nënës që ishte qiramarrëse në shtëpinë e tij, plagosi edhe katër persona të tjerë dhe policin Ljubisha Maksimoviq , i cili po përpiqej ta nënshtronte. Ndonëse ishte i rrethuar nga policia, autori nuk pranonte të dorëzohej.

Sipas mediave malazeze, ndërhyri një prej fqinjëve dhe e qëlloi për vdekje. Trupi i 34-vjeçarit është dërguar për autopsi ndërsa nuk dihet ende përse kreu masakrën pasditen e së premtes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco