Takimi Kurti-Vuçiç, BE: E ardhmja europiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog

Takimi Kurti-Vuçiç, BE: E ardhmja europiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog

17:28, 11/08/2022
A+ Aa A-

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, teksa komentoi takimin e ardhshëm në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti deklaroi se po angazhohen për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog, sepse pa progres në dialog nuk do të ketë progres në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja vendeve.

Stano i bëri këto komente gjatë një konference për mediat, ku është pyetur edhe për çështjen e reciprocitetit me targat në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është diskutuar prej disa kohësh në Bruksel por që nuk është zgjidhur.

“Nuk i takon BE-së t’u imponojë zgjidhje partnerëve, veçanërisht partnerëve të cilët shprehen shumë qartë se objektivi i tyre strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Pra, procesi i anëtarësimit drejt BE-së, rruga drejt BE-së, është në fakt leva që BE-ja ka. Dhe ne, natyrisht, po e përdorim sepse çështjet që ju përmendët, po trajtohen mes palëve me ndihmën dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Shumë çështje që po shkaktojnë acarime në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Por ky është pikërisht ai që quhet dialog i lehtësuar, nuk është dialog i detyruar, kështu që ne mund të lehtësojmë për aq kohë sa ka vullnet nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje kompromisi. Ne i ndihmojmë ata të gjejnë zgjidhjen e kompromisit, por u takon atyre që të jenë gati për kompromiset e nevojshme”, tha ai.

Sipas tij, takimi i së enjtes mes Vuçiç dhe Kurtit do i shërbejë dialogut.

“Këtë do të përpiqemi të bëjmë në çdo takim të ardhshëm. Përfshirë takimin e nivelit të lartë të enjten e ardhshme, në Bruksel mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti, për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog, sepse pa progres në dialog, dhe kjo nëse dëshironi një levë shumë të fortë, nuk do të ketë progresin në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja palëve.

Pra, kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre evropiane, është e rëndësishme të përparojnë në dialogun e lehtësuar nga BE. Sepse pa këtë nuk do të ketë përparim dhe objektivi i tyre strategjik nuk do të përmbushet.

Nuk do të jetë e mundur. Nëse nuk ka përparim, nuk mund të përparoni në procesin e përgjithshëm. BE-ja po bënë çfarë po mundet por përsëri, ne nuk mund të imponojmë, sepse kjo nuk është ajo që bëjmë ne, ne mund të ndihmojmë palët të sillen në mënyrë evropiane, që do të thotë të gjejnë kompromisin, sepse duke gjetur kompromisin, kjo është mënyra se si funksionon Bashkimi Evropian, dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi t’i ndihmojmë ata të arrijnë”, deklaroi Stanto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco