VIDEO/ Ulje e frikshme e avionit në Greqi, kalon sipër kokave të njerëzve

VIDEO/ Ulje e frikshme e avionit në Greqi, kalon sipër kokave të njerëzve

10:46, 11/08/2022
A+ Aa A-

Ndoshta aeroporti më viral në Greqi nuk është askush tjetër veçse  “Alexandros Papadiamantis” i Skiathos ku avionët kalojnë shumë pranë njerëzve duke qenë se pas pistës ka një plazh.

Ka disa tabela që paralajmërojnë njerëzit të mos jenë pranë për shkak të rrezikut, megjithatë nuk janë të paktë ata që mblidhen çdo ditë në plazhin që ndodhet pikërisht pranë aeroportit të ishullit për të parë një avion që ulet pranë tyre.

Siç dhe shihet në video, avioni Airbus ndodhet vetëm disa metra mbi tokë dhe për pasojë kalimtarët që po filmonin uljen e avionit me celularët e tyre u detyruan të përkulen.

Aeroplani Airbus A321neo i kompanisë hungareze “Wizz Air”, një nga kompanitë me kosto të ulët, ishte aq afër tokës saqë dhe njerëzit që shohin videon tremben.

Nuk janë të pakta aksidentet që kanë ndodhur në aeroportin e Skiathos. 

Pak javë më parë, një turiste u tundua të regjistronte ngritjen e një avioni të Transavia-s nga shumë afër, si pasojë ajo përfundoi në det!

Më herët në fillim të korrikut, një 61-vjeçare britanike ra nga tarraca në të cilën ishte ngjitur për të filmuar nga një pozicion më i mirë, ngritjen e një avioni dhe nga ajri, duke rezultuar në lëndime kraniocerebrale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco