Lajmi i fundit

‘Në bursë çmimi i naftës ulet, Rama me bordin e tij vendos rritje rekord’/ Berisha njofton protesta

Kurti: Rrezikojmë luftë me Serbinë, por këtu është NATO

Kurti: Rrezikojmë luftë me Serbinë, por këtu është NATO

16:33, 08/08/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” se ekziston rreziku për një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, marrë parasysh se pas Serbisë qëndron lideri rus, Vladimir Putin, edhe rreziku për konflikt mbetet i lartë.

“Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti.

Duke folur për masat e fundit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe reciprocitetin për dokumente me Serbinë, Kurti ka thënë se serbët kanë 48 baza rreth Kosovës dhe se protestat në veri ishin të organizuara nga Beogradi, me mbështetjen e Rusisë.

Sipas tij, protestat e një jave më parë në veri nuk ishin spontane, por të organizuara nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë.

“Serbët kanë 48 baza nëpër Kosovë. Protestat nuk kanë qenë spontane, ato janë organizuar nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë”, ka thënë Kurti për “La Repubblica”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco