Detaje nga aksidenti i rëndë në Kroaci: Skena horrori, shoferi fluturoi nga xhami i përparmë

Detaje nga aksidenti i rëndë në Kroaci: Skena horrori, shoferi fluturoi nga xhami i përparmë

10:37, 06/08/2022
A+ Aa A-

Shefi i zjarrfikësve  që ishte i pranishëm në aksidentit  e rëndë rrugor të ndodhur në autosdratë në Kroaci mëngjesin e sotëm ku një autobus me targa polake doli jashtë rruge, ka folur për mediat vendase.

Ai është shprehur se vendi i ngjarjes ngjante me skena të një filmi horror duke shtuar se autobusi dukej sikur ishte përplasur me një mur.

“Ishte e tmerrshme. Ishte sikur kur po shikon një film horror. Ne morëm njoftimin rreth orës 5:50 të mëngjesit. Autobusi ishte përplasur në një kanal ku e gjitha pjesa e përparme e tij ishte shkatërruar. Ai dukej sikur ishte përplasur le të themi me një mur, Një shofer kishte flutuar nga xhami i përparmë ndërsa tjetri ishte në autobus. Jam 60 vjeç dhe nuk kam parë kurrë një skenë të tillë’ është shprehur shefi i zjarrfikësve, për media vendase.

Nga ky aksident i rëndë 12 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 35 të tjerë janë të plagosur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco