Aksident i rëndë në Kroaci, një autobus me targë polake del jashtë rruge, raportohen 12 të vdekur

Aksident i rëndë në Kroaci, një autobus me targë polake del jashtë rruge, raportohen 12 të vdekur

10:13, 06/08/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në një autostradë në drejtim të Zagrebit, Kroaci.

Një autobus me targa polake ka dalë jashtë rruge dhe për pasojë 12 persona kanë ndërruar jetë dhe 34 të tjerë janë plagosur, 12 prej të cilëve janë dërguar në spitalet e Zagrebit, ku njëri prej tyre vdiq gjatë rrugës.

Ministri kroat i mbrojtjes dhe ai i brendshëm kanë mbërritur në vendin e aksidentit, ndërsa ministri i shëndetësisë do të mbajë më vonë një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen. 

Deri më tani nuk ka të dhëna për shkaqet e aksidentit dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco