Skandal përgjimesh në Greqi, dorëhiqet kreu i shërbimeve sekrete

Skandal përgjimesh në Greqi, dorëhiqet kreu i shërbimeve sekrete

21:59, 05/08/2022
A+ Aa A-

Greqia është përfshirë në ditët e fundit nga një skandal përgjimesh, si pasojë e të cilit dhanë dorëheqjen Kreu i shërbimit informativ të Greqisë dhe sekretari i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit.

Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar Panagiotis Kontoleon dhe Grigoris Dimitriadis dorëzuan dorëheqjen pas fakteve që dolën në dritë për përdorimin e sistemit të përgjimit ndaj kreut të një partie opozitare dhe një gazetari.

Zyra e kryeministrisë konfirmoi dorëheqjet e dy zyrtarëve të lartë pa dhënë detaje se përse këta persona ishin vendosur nën përgjim.

mes akuzave për përdorimin e paligjshëm të sistemit të përgjimit kundër një gazetari dhe ndaj kreut të një partie opozitare.

Një javë më parë, kreu i Partisë Socialiste të Greqisë, Nikos Androulakis, paraqiti një ankesë në gjykatën e lartë të vendit duke thënë se kishte pasur një përpjekje për të hakeruar celularin e tij me sistemin e përgjimeve ‘Predator’.

Androulakis, i cili është gjithashtu dhe  anëtar i Parlamentit Evropian, tha se u informua mbi këtë përpjekje nga shërbimi i sigurisë kibernetike të Parlamentit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Direkt n riedukim05/08/2022 22:05

Këtu te ne përgjohet një popull i tërë me patronazhistë e mjete të tjera dhe nuk jep njeri dorëheqjen, përkundrazi, del Ramsesi dhe i përgëzon. Del dosja 184 etj dhe asnjë fajtor. Ky është shtet. Edhe Enver Hoxha do e kishte zili. Nuk ka ikur diktatura. Sistemi komunist u ndërrua veç në letër, por komunistat dhe spiunat kanë 30 vite që na qeverisin duke na vjedhur.

Shto koment

Denonco