Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Shefi i Policisë Kufitare të Malit të Zi jep dorëheqjen sepse Patriarku serb hyri e doli pa kontroll

Shefi i Policisë Kufitare të Malit të Zi jep dorëheqjen sepse Patriarku serb hyri e doli pa kontroll

11:12, 04/08/2022
A+ Aa A-

Shefi rajonal i policisë kufitare malazeze, Vasko Akoviç, ka dhënë dje dorëheqjen nga posti i tij dhe siç është konfirmuar jozyrtarisht për “Pobjeda” të Podgoricës, ai këtë vendim e ka marrë për shkak se ishte anashkaluar në zinxhirin komandues gjatë hyrjes së patriarkut serb Porfiri dhe delegacionit të tij në Mal të Zi.

Akoviç dha dorëheqjen, sepse si oficer ishte anashkaluar nga eprori i tij në zinxhirin komandues dhe këtë e përjetoi si një mosrespektim të madh.

Nuk bëhet fjalë për ardhjen e Porfirije-s për të nënshkruar kontratën, por për mosrespektim të hierarkisë, ka thënë burimi i “Pobjeda”.

Sipas Mportalit të Podgoricës, referuar marrëveshjes së Ndihmës Drejtorit të Administratës së Policisë Kufitare,  Dragan Klikoovac dhe shefes së policisë në Aeroportin e Podgoricës, Aleksandra Sashka Gjukiç, Patriarku Porfirija dhe delegacioni i Kishës Ortodokse Serbe janë shoqëruar në helikopterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në aeroport, pa asnjë kontroll që është i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët e tjerë.

“Helikopteri me Periç-in ka zbritur sot në mëngjes në kampin SAJ, sektori i njësive speciale, në Zllaticë. Patriarku kërkoi që ai të sigurohej nga e njëjta skuadër që e bëri në Cetinje, gjatë kurorëzimit të Ioanniki-t më 5 shtator 2021”, raporton Mportal.

Portali thekson se “shërbimet e Malit të Zi dhe Serbisë e larguan vëmendjen në këtë mënyrë: së pari fluturimi i avionit “Pink” nga Beogradi në Podgoricë ishte paralajmëruar për orën 09:30, dhe një orë më parë se aeroplani i paralajmëruar është dashur të ulej, u ndryshuan oraret kështu që për fluturimin e ri u kërkua një avion i Qeverisë së Serbisë, pa listë udhëtarësh, vetëm me shënimin – delegacion shtetëror”.

Në fund, sipas asaj medie, patriarku ka zbarkuar me një helikopter të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në kampin policor në Zllaticë dhe më pas ka shkuar për të nënshkruar Marrëveshjen Themelore me kryeministrin Dritan Abazoviq në vilën “Gorica”.

Miodrag Vllahoviq, kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, ka komentuar në Twitter dorëheqjen e shefit të policisë kufitare. Ai shprehu respektin e tij për Akoviçin për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen.

“Kreu rajonal i policisë kufitare Vasko Akoviç ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo detyrë për shkak se patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periç, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me një delegacion të tërë, pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt të madh për këtë njeri," ka shkruar Vlahoviq në Twitter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco