Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Tre persona dhe spitali do të ndiqen penalisht për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku u dogjën 14 persona

Tre persona dhe spitali do të ndiqen penalisht për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku u dogjën 14 persona

17:11, 28/07/2022
A+ Aa A-

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka ngritur kallëzim kundër tre personave fizik dhe një personi juridik, konkretisht Spitalit të Tetovës, për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku u dogjën 14 persona. Burime nga prokuroria e konfirmuan lajmin për MKD.mk. Për veprën për të cilën ndiqen të dyshuarit janë paraparë dënime me burgim nga një deri në 5 vjet, përkatësisht me gjobë ose me burgim deri në një vit, ndërsa për spitalin, sipas nenit të aktakuzës parashikohet gjobë.

Prokuroria Themelore Publike Tetovë në gjykatën kompetente ka ngritur aktakuzë kundër tre personave fizik dhe një personi juridik lidhur me zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë.

“Dy të pandehurit e parë akuzohen se kanë kryer nga një vepër penale – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 paragrafi 4 c.v. me nenin 288 paragrafi 4 c.v. me paragrafin 2 të Kodit Penal i pandehuri i tretë ka kryer vepër penale - Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë sipas nenit 206 paragrafi 1 i Kodit penal, ndërsa personi juridik i akuzuar ka kryer vepër penale - Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm sipas Neni 5 c.c. me paragrafin 4 c.v. me paragrafin 2 dhe veprën penale – Mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë sipas nenit 206 paragrafi 2 c.v. me paragrafin 1 të Kodit Penal”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ky rast është trajtuar nga katër prokurorë, ndërsa ekspertizën e kanë kryer edhe ekspertë gjermanë.

Hetuesit maqedonas kanë konstatuar se zjarri në spitalin modular në Tetovë  është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik me rezistencë të lartë kalimtare në kabllon lidhëse të defibrilatorit që është përdorur për reanimimin e pacientit në njërën nga dhomat e spitalit. Mbinxehja e kabllit shkaktoi zjarr në kutinë e lidhjes nga kablloja zgjatuese në të cilën ishte lidhur defibrilatori, karikuesi i celularit dhe një pajisje tjetër.

Kjo ishte e vetmja e dhënë konkrete që tregonte se cila ishte kapsula fillestare për shpërthimin e zjarrit. Disa muaj më vonë raportin e kanë paraqitur edhe ekspertët gjermanë që kanë kryer ekspertizë në laboratorë të huaj. Detajet e dokumentit nuk janë bërë publike, por pjesë të tij, sipas prokurorëve, përkojnë me njohuritë e krim-teknikëve maqedonas.

Mbrëmjen e 8 shtatorit të vitit të shkuar, në spitalin modular të Tetovës për pacientët me Covid ka ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e vendit . U konfirmua vdekja e 14 personave që ishin viktima të drejtpërdrejta të zjarrit.  Të paktën 12 persona u plagosën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco