Lajmi i fundit

LIVE- SYRI TV/ Pedagogët në protestë tek Universiteti i Tiranës

Vrau nënën për një gotë ujë, shokon 59-vjeçari: E kam mbajtur për 5 vite, nuk duroja dot më

Vrau nënën për një gotë ujë, shokon 59-vjeçari: E kam mbajtur për 5 vite, nuk duroja dot më

16:22, 27/07/2022
A+ Aa A-

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja tronditëse në lidhje me vrasjen tragjike të 84-vjeçares, e cila u rrah për vdekje nga i biri. 59-vjeçari ka vrarë të ëmën mëngjesin e së martës në Selanik, kur kjo e fundit i ka kërkuar një gotë ujë.

E moshuara fatkeqe ishte e verbër, raporton protothema.gr. Sipas burimeve për mediet helene autori, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka thënë para organeve të drejtësisë se e ka mbajtur dhe është kujdesur për të ëmën për pesë vite me radhë dhe se nuk duronte dot më.

Sipas gjetjeve mjekoligjore, 84-vjeçarja fatkeqe u konstatua me të nxira në fytyrë. Pjesa më e madhe e goditjeve duket se janë bërë me duar, ndërsa është konstatuar edhe një plagë nga një objekt i mprehtë, me shumë mundësi shishe qelqi e thyer.

Sipas informacioneve, dyshohet se autori e ka mbytur viktimën në fund. E moshuara është gjetur e pajetë nga djali tjetër, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

Dëshmitë tregojnë se autori 59-vjeçar ishte shtruar më parë në një klinikë psikiatrike, ndërsa shpeshherë krijonte probleme në zonë për shkak të sjelljes së tij agresive.

Si ndodhi ngjarja

Krimi u krye mëngjesin e së martës, në shtëpinë ku jetonte 84-vjeçarja me të birin 59-vjeçar. E moshuara kishte probleme me lëvizjen dhe shikimin. Ajo që rezulton nga hetimet e policisë është se autori i ka marrë jetën së ëmës nga goditjet e forta me duar por edhe me sende të forta.

Sipas të njëjtave informacione, gjatë natës 84-vjeçarja e i ka kërkuar të birit një gotë ujë. Më pas ai është ngritur dhe është turrur drejt saj duke e rrahur për vdekje. Menjëherë më pas ai hoqi të gjitha rrobat e saj nga trupi i pajetë i nënës së tij.

E moshuara është gjetur e pajetë nga djali tjetër dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Autori pasi ka lënë të ëmën pa ndjenja është kthyer në shtratin e tij për të fjetur. Kur u zgjua në mëngjes kuptoi se e ëma kishte vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco