Lajmi i fundit

LIVE- SYRI TV/ Pedagogët në protestë tek Universiteti i Tiranës

Ministri serb: Rreziku i vrasjes së Presidentit Vuçiç mbetet i lartë …

Ministri serb: Rreziku i vrasjes së Presidentit Vuçiç mbetet i lartë …

20:14, 23/07/2022
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi Aleksandar Vulin, ka deklaruar se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, për sa kohë shtetasi malazzez Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasje e Vuçiçit është e mundur.

“Përderisa Radoje Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiçit është e mundur. Ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë ai.

Po ashtu Vulin është shprehur se në rastin e klanit Veljko Belivuk është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.

“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, theksoi ai.

Radoje Zvicer konsiderohet një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera, shkruan media serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco