Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO/ Greqia nën pushtetin e flakëve, digjen shtëpi dhe makina

VIDEO/ Greqia nën pushtetin e flakëve, digjen shtëpi dhe makina

15:16, 23/07/2022
A+ Aa A-

Vazhdon beteja e zjarrfikësve, vullnetarëve dhe banorëve për të frenuar dhe vënë nën kontroll zjarrin që ka rënë që prej orës 10:00 të së shtunës në Vatera, në jug të Lesvosit. Zjarri ka nisur nga mali, në Rogada, por erërat e forta e kanë zbritur në vendbanimin Vaterou.

Me gjithë përpjekjet e shumta, janë djegur dy shtëpi, një makinë dhe një fermë, ndërsa janë dëmtuar edhe biznese turistike.

“Ne po luftojmë për të shpëtuar shtëpitë, ” tha kryetari i Lesbos, Taxiarchis Verros.

Zjarri po djeg tashmë zonat bujqësore dhe pyjore, si dhe në parcela banimi që nuk ishin pastruar.

Erërat e forta që fryjnë shtyjnë flakët drejt fshatit Vrisë, ku ka një sipërfaqe të madhe pyjore.

Sipas guvernatorit rajonal të Egjeut të Veriut, Kostas Moutzouris, gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit mbeti i plagosur një zjarrfikës, ndërsa pas komunikimit të tij me ministrin e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis, mjetet ajrore që operojnë në zona u përforcuan.

Rasti i zjarrit në Lesbosin jugor u konsiderua veçanërisht i rëndë që në fillim, për shkak të   erës së fortë. Në zonë ndodhen 81 zjarrfikës dhe 19 automjete që po luftojnë me flakët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco