VIDEO/ ‘E kam babin prokuror’ e reja shqiptare për pak sa nuk shtyp kalimtaren

VIDEO/ ‘E kam babin prokuror’ e reja shqiptare për pak sa nuk shtyp kalimtaren

10:24, 23/07/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Prishtinë, një qytetare ka denoncuar një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, shoferja e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar gruan që për pak sa nuk e përplasi.

Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror. Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha dhe kryen veprime të papërshtatshme.

Mësohet se gruaja po kalonte vijat e bardha bashkë me fëmijën e mitur.Më pas qytetarja tërhiqet nga disa burra, pasi shoferja e inatosur vijon ta ofendojë.

Deri më tani nuk është njoftuar asnjë veprim nga policia e Kosovës, për këtë rast të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco