Dritan Abazoviç: Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje

Dritan Abazoviç: Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje

22:05, 20/07/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi në Kuvend se nuk do të japë dorëheqje.

Ai po ashtu thotë se për shkak të mbijetesës së Qeverisë nuk është i gatshëm të bëjë kompromise në dëm të shtetit malazez.

Ai ka thënë se ri-konfigurimi i Qeverisë apo qeveria teknike janë opsione plotësisht legjitime.

Deputeti socialdemokrat Damir Shehoviç e pyeti Abazoviçin nëse do të jepte dorëheqje, pasi humbi mbështetjen e shumicës parlamentare që e zgjodhi.

I pari i qeverisë malazeze iu përgjigj Shehoviqit se ai nuk do të jap dorëheqje.

“Nuk do të jap dorëheqje. Do të udhëheq qeverinë evropiane deri në momentin që parlamenti të vendosë të kundërtën pa tension”, tha kryeministri.

Ai tha se nuk e ka problem që mandati i tij të jetë më i shkurtri në historinë e qeverive malazeze.

“Tashmë kam hequr dorë nga një karrige për të ndihmuar rrugën evropiane të Malit të Zi”, u përgjigj Abazoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco