Digjet Greqia, Athina nën pushtetin e flakëve

Digjet Greqia, Athina nën pushtetin e flakëve

18:36, 20/07/2022
A+ Aa A-

8 fshatra janë evakuuar në veri të Athinës, pasi brenda pak orësh zona u përfshi nga dhjetra vatra të fuqishem zjarresh. Flakët e shkaktuara kryesiht nga temperaturat e larta, kanë shkaktuar probleme edhe në Britani, Francë e Spanjë.

Temperaturat e larta kanë përfshirë Evropën, duke shkaktuar edhe zjarret të shumta në Greqi, ku janë vënë në rrezik edhe jetët e qindra banorëve.

Autoritet greke raportojnë se u evakuan të paktën tetë fshatra në veri të Athinës.

39 vatra të ndryshme zjarri u regjistruan në vend përgjatë 24 orëve, ndërsa flakët masive përfshinë rajonin malor të Penteli, pranë kryeqytetit. Ndërkohë vijon puna intensive për shuarjen e zjarreve aktive.

Në kushtet e emergjencës nga zjarret janë edhe disa zona në Britani, e cila regjistroi të martën e 19 Korrikut temperaturën më të lartë në histori, 40.2 gradë celcius.

Përvec djegies së mijëra hektarëve me shkurre dhe pyje, temperaturat e larta kërcënuan mbarë Anglinë për shkak të kabujve elektrikë, të cilët provokuan zjarre. Për pasojë, linjat e Kings Cross dhe Grant Shapps bllokuan lëvizjen.

Ende vijon puna për fikjen e dyzjarreve masive në jugperëndim të Francës, për të cilët janë angazhuar mbi 1, 700 zjarrëfikës.

Ndërsa në Spanjë, 6000 njerëz u evakuan ndërsa me miijëra hektarë livadhe e pyje u dogjën. Më e prekura është provinca veriperëndimore e Zamoras, e cila ishte nën pushtimin e flakëve për 10 ditë rresht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco