Prej vitesh në arrati, Gruevskin e braktis edhe gruaja

Prej vitesh në arrati, Gruevskin e braktis edhe gruaja

17:56, 19/07/2022
A+ Aa A-

MAQEDONIA E VERIUT- Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, Borkica ka dorëzuar kërkesën për divorc në Gjykatën Themelore Civile në Shkup.

Duke qenë se Gruevski është në arrati prej disa vitess, njoftimi gjyqësor është publikuar edhe në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare.

Nikolla dhe Borkica Gruevski u martuan në maj të vitit 2007 dhe kanë dy vajza. Përfaqësuese e përkohshme e Gruevskit është emëruar avokatja nga Shkupi, Gabriela Jaksevski.

Kërkesa për divorc vjen pas tre vite e gjysmë pasi Nikolla Gruevski u arratis në Budapest, për të mos vuajtur dënimin me burg për rastin “Mercedes”.

Kjo për ish-kryeministrin Gruevski është martesa e dytë, pasi në martesën e parë, ai kishte për bashkëshorte mjeken Suzana Arbutina

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco