Miratimi i propozimit francez, Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin

Miratimi i propozimit francez, Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin

15:38, 17/07/2022
A+ Aa A-

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.

Protokolli i nënshkruar parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes dy vendeve që janë pjesë e propozimit francez. Përmbajtja e protokollit nuk është publikuar ende.

Përveç ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar vjen pasi propozimi francez u miratua mbrëmë nga qeveria maqedonase pas miratimit të konkluzioneve në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco