Tërmeti shkund Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në jugun e Shqipërisë

Tërmeti shkund Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në jugun e Shqipërisë

11:10, 17/07/2022
A+ Aa A-

Një tërmet ka goditur Greqinë mëngjesin e së dielës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 4.2 Rihter u regjistrua pranë Patrës, në një thellësi 5 km.

Si pasojë e tërmetit nuk janë shënuar dëme, por lëkundjet e tij janë ndjerë dhe në disa zona jugore të Shqipërisë.

Raportohet se tërmeti është ndjekur nga disa paslëkundje, me magnitudë më të vogël.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco