Rrëzimi i avionit në Greqi, ministri serb zbulon se çfarë po transportonte

Rrëzimi i avionit në Greqi, ministri serb zbulon se çfarë po transportonte

11:07, 17/07/2022
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, ka dhënë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në lidhje me rrëzimin e avionin ukrainas që po fluturonte nga Serbia drejt Jordanisë dhe u rrëzua në Greqi.

Sipas mediave serbe, Stefanoviç ka konfirmuar se avioni që ishte nisur nga aeroporti i Nishit të shtunën në orën 20:40 po transportonte armatime të kompanisë serbe ‘Valir’ për Ministrinë e Mbrojtjes së Bangladeshit.

‘Ishte një Antonov-12 në pronësi të kompanisë ukrainase Meridian. Fatkeqësisht, sipas informacioneve që kemi në dispozicion, të 8 anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën’, citohet të ketë thënë Stefanoviç.

Ai ka shtuar se të vdekurit nuk janë qytetarë të Serbisë.

Ai ka bërë të ditur se avioni po transportonte rreth 11.5 ton produkte të industrisë serbe të dedikuar te klienti përfundimtar në Bangladesh.

‘Pra, klienti i fundit është Ministria e Mbrojtjes e Bangladeshit. Pronar i mallit është kompania private ‘Valir’ nga Serbia’, ka bërë të ditur ai.

Sipas Stefanoviç, informacioni se avioni u nis për në Ukrainë ishte ‘i pasaktë dhe keqdashës’.

Kompania ukrainase, thotë ai, është vetëm pronare e avionit, kurse malli i transportuar është i kompanisë serbe ‘Valir’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco