Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Zhbllokimi i negociatave/ Kovaçevski: Vëndim historik. Në 19 korrik mbahet takimi i parë më BE-në

Zhbllokimi i negociatave/ Kovaçevski: Vëndim historik. Në 19 korrik mbahet takimi i parë më BE-në

21:56, 16/07/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski thotë se vendimi për të miratuar propozimin francez, përmbylli një proces historik për vendin e tij.

Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se Konferenca e Parë NDërqeveritare do të mbahet më 19 korrik në Bruksel.

“Miratuam vendim për pranimin e propozimit francez të 30 qershorit. Me këtë vendim e respektojmë procesin e bisedimeve hyrëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në këtë seancë qeveritare e përmbyllëm në mënyrë objektive edhe një proces historik për vendin tonë. Sot kam nderin ta paralajmëroj datën për konferencën e parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet më 19 korrik në Bruksel.

Pastaj, Evropa do të jetë në Shkup, a Republika e Maqedonisë së Veriut në Bruksel me kapacitete të plota, qasje në fonde, njohuri, parime të vërteta dhe më e rëndësishmja, vlera ndaj të cilave përpiqemi dhe i dëshirojmë dhe të gjitha ato në bazë të identitetit tonë, veçantisë nacionale dhe shtetërore dhe historisë e cila do të shihet në të gjitha qendrat evropiane”, tha kryeministri.

Në lidhje me protokollin që vendi duhet ta nënshkruajë me Sofjen zyrtare, kryeministri paralajmëroi se ministri i Jashtëm, Bujar Osmani do ta informojë Republikën e Bullgarisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco